Sindikata e punëtorëve të Maqedonisë kërkon sanksione për punëdhënësit e papërgjegjshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sindikata e punëtorëve të Maqedonisë edhe një herë i ka përkujtuar punëdhësit se rroga minimale në Maqedoni është 14934 denarë dhe kjo vlen nga 1 korriku i këtij viti, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga sindikata kërkojnë që institucionet të dënojnë punëdhënësit e papërgjegjshëm nëse nuk e respektojnë ndryshimin e rrogës minimale.

“Për të gjithë pronarët që nuk do të marrin masa për të ndryshuar të ardhurat e punëtorëve, SPM-ja do të ngre procedurë penale sipas nenit 166 të Procedurës penale që të përgjigjen para ligjit për dëmtimin e të drejtës së punëtorëve” thonë nga SPM-ja.

Nga SPM thonë se rritje e rrogës minimale sadopak do të ndikojë në standardin jetësor të punëtorëve. /Telegrafi/

Advertisement

The post Sindikata e punëtorëve të Maqedonisë kërkon sanksione për punëdhënësit e papërgjegjshëm appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy