Sindikata e Policisë së Maqedonisë shpreh mbështetje pa rezerva për të gjithë anëtarët e Ministrisë së Brendshme të cilët sot morën pjesë në sigurimin e rendit dhe qetësisë publike në zonën e gjerë të qytetit të Shkupit, në lidhje me protestat në rastin “Monstra”.

Në të njëjtën kohë, Sindikata e Policisë së Maqedonisë, siç thuhet në deklaratë, dënon ashpër sulmet e sotme ndaj pjesëtarëve të policisë dhe u bën thirrje institucioneve të marrin të gjitha masat për ndjekjen e duhur penale të autorëve.

Ata i bëjnë thirrje udhëheqjes aktuale të Ministrisë së Brendshme që të mos abuzojë me ngjarjen për qëllime marketingu dhe kështu, thuhet në deklaratë, për të mos ekspozuar më tej kolegët e dëmtuar në situata të pakëndshme./Telegrafi/

The post Sindikata e Policisë së Maqedonisë dënon sulmet e sotme kundër policisë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";