Sindikata e Pensionistëve të Maqedonisë (SPM) kërkon respektim të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, gjegjësisht zbatim të nenit 37, paragrafi 4 dhe 5 për shkak të, gjendjes së keqe së shkaktuar nga kriza energjetike, shëndetësore dhe ekonomike, në të cilën gjenden pensionistët.
Nga Sindikata besojnë se rritja e pagës minimale dhe rritja e pagës mesatare në periudhën e fundit mundësojnë kushte për harmonizim të rregullt të pensioneve më 1 prill, sipas nenit të theksuar.
Prej atje theksojnë se parametri për harmonizim të pensioneve sipas rritjes së pagës mesatare është tërhequr nga Ligji aktual me ndryshimin e tij në vitin 2018.
Nga Sindikata theksojnë se në një pjesë të vendeve fqinje, nga shpallja e krizës së Covid-19 ende paguhen shtesat për Kovid-19 për të gjithë pensionistët, në disa nga vendet lineare, ndërsa në vendet tjera, ku pensionistët kanë kushte më të mira për jetë, gjithashtu marrin shtesa për kovid-19, e cila është e shkallëzuar.
Prandaj SPM kërkon të paguhet shtesa për kovid me të cilën do të përfshihen të gjithë pensionistët dhe personat e moshuar pranues të ndihmës sociale dhe persona të moshuar të cilët nuk kanë të ardhura
The post Sindikata e Pensionistëve në Maqedoni kërkon respektim të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor appeared first on Telegrafi.