Rritje të rrogave të punonjësve shëndetësorë për 30 për qind, marrëveshje të re kolektive, stazh të benificuar të të punësuarve në ndihmën e shpejtë mjekësore, spitalet rentgen dhe psikiatrike, shtesa për infektim të rritet në 4 për qind dhe transformim urgjent të marrëveshjeve nga koha e caktuar në të pacaktuar, kërkon Sindikata e pavarur e punonjësve shëndetësorë.

Koordinuesi nacional i Sindikatës së pavarur të punonjësve shëndetësorë pranë Konfederatës së organizatave sindikaliste të Maqedonisë (KOSM), Bobi Bojpevski, në konferencën e sotme për shtyp theksoi se janë në kontakt me sindikatat e tjera të shëndetësisë për organizim të protestës dhe nëse pas 20 shtatorit nuk ka përgjigje për kërkesat e tyre, do të dalin në rrugë. ”‘Mantelbardhit’ janë nga fundi i durimit. ‘Mantelbardhit’ dalin në rrugë”, theksoi Bojçevski.

Marrëveshje më të keqe kolektive për momentin në shëndetësi, sipas Bojçevskit, nuk ka ekzistuar. Sindikata e pavarur ka rreth 2 500 anëtarë dhe kërkon të jenë të pranishëm në bisedime. Në pytjen e gazetarëve nëse Sindikata i mbështetë protestat për Onklogjinë, Bojçevski tha se ata si Sindikatë e pavarur i mbështesin protestat, duke cekur se edhe ai personalisht dhe të tjerë kanë marrë pjesë në protesta.

The post Sindikata e pavarur e punonjësve shëndetësorë në RMV kërkon 30 për qind rritje të rrogave, në të kundërtën paralajmëron protesta appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";