Sindikata e Diplomatëve të RMV-së është e shqetësuar nga deklarata e fundit e ministrit Osmani për interesimin e tij të dukshëm vetëm për pagën e tij dhe në asnjë moment nuk i referohet pagave të ulëta që janë bërë standard në ministrinë që ai drejton.

Nga atje thonë se është për t’u habitur që personit të parë të diplomacisë nuk i intereson se me sa të ardhura jetojnë diplomatët profesionistë.

Ata shtojnë se Sindikata në disa raste ka paralajmëruar se paga mesatare në MPJ është nën mesataren në vend, e po ashtu është më e ulëta në krahasim me diplomatët në rajon.

“Kërkojmë urgjentisht që pagat e diplomatëve të rriten në të njëjtin raport me pagat e zyrtarëve, aq më tepër që barra e punës së përditshme është mbi ata me të ardhura nën mesataren kombëtare. Në të njëjtën kohë, ne i hedhim poshtë plotësisht arsyetimet e papranueshme se nuk ka zgjidhje ligjore aktuale për të respektuar të paktën statusin diplomatik, kur Ligji aktual për Punët e Jashtme parashikon lejimin e titullit diplomatik, i cili në këtë moment përbën një bruto të turpshme. 163 denarë për titullin më të lartë diplomatik ambasador”, thonë nga Sindikata./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Sindikata e Diplomatëve të RMV-së: Të ardhurat e diplomatëve duhet të rriten njëjtë si pagat e zyrtarëve appeared first on Telegrafi.