Nga analizat e bëra nga Sindikata e Arsimit dhe Shkencës tregojnë se një pjesë e madhe e shkollave nuk kanë siguruar mjete teknike për ndjekjen e mësimin online.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës shprehen se po bëhen përgatitjen për nisjen e re të vitit arsimor, ndërsa ministrja Mila Carovska thotë se platforma për mësim nga larg nuk kërkon performanca të posaçme por kërkon vetëm telefonë dhe tableta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kaloi trajnimi i trajnerëve nacional. Secili prej tyre ka trajnuar nga 40 të tjerë, që do të thotë se janë trajnuar 1.600 arsimtarë që tani trajnimin e çuan në shkolla. Prej sot janë edhe llogaritë dhe fjalëkimet që do t’u dorëzohen drejtorëve”, thotë Carovska.

Për nxënësit që nuk kanë kushte ta ndjekin mësimin online do të emitohen 15 minuta emsione në Televizionin e Maqedonisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryertari i SASHK, Jakim Nedellkov thotë se arsimtarët nuk kanë kushte për punë dhe nuk mund të fillojnë me punë.

“I qëndroj pas deklaratës që e dhash. Ajo bazohet ndaj Ligjit për marrëdhënie pune ku thuhet se punëdhënësit janë të obliguar të sigurojnë kushte për punë për punëtyorët”, tha Nedellkov./Telegrafi/

The post Sindikata e Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë: Ka mungesë të mjeteve teknike appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";