Fëmijët nga çerdhe “Angel Shajce” në Kumanovë kishin simptoma të helmimit. Bëhet fjalë për tridhjetë fëmijë. Për shkak të të vjellave, diarresë, etheve, ata kërkuan ndihmë mjekësore, ndërsa tre prej tyre u ndaluan për mjekim.

Drejtoresha Marina Aleksovska tha se janë duke pritur të dhënat nga analiza e zyrtarëve nga Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe shërbimi epidemiologjik nga Qendra për Shëndet Publik Kumanovë të cilët ende janë në objektin “Bleta” dhe të marrin tamponët dhe materialet e nevojshme për kërkime epidemiologjike.

Pikërisht në këtë objekt u përgatit ushqim për nevojat e fëmijëve nga këto tre çerdhe, i cili që nga sot është zyrtarisht i mbyllur për punë, njoftuan sot zyrtarët nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor./Telegrafi/

The post Simptoma të helmimit janë shfaqur tek tridhjetë fëmijë në çerdhen e Kumanovës appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";