Kryetari i Entit Shtetëror për Statistika, Apostoll Simovski në emisionin “Klan Debat” tha se kemi shfrytëzuar shumë baza për regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut.
Ai theksoi se janë të dhëna nga MPB, Fondi Shëndetësor, DAP, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, dhe shumë institucione tjera në të cilët janë marrë dhe janë përpunuar të dhënat për të pasur një regjistrim të saktë dhe të pastër.
Kreu i ESHS-së tha se diaspora ndikon shumë në popullsinë e Maqedonisë së Veriut.
”Diaspora ndikon shumë në Maqedoninë e Veriut, sepse tanimë lindjet nuk do të jenë në Maqedoninë e Veriut dhe vendi dita ditës po zbrazet , kjo nuk ka nisur nga viti 2002 por shumë më parë. Për fat të keq vazhdon edhe sot me të madhe, mungon ajo politika e cila do ta ndalonte të riun të largohet nga vendi, duhet të krijohen kushte në gjitha sferat sepse 1.000 euro në Maqedoninë e Veriut dhe 1.000 euro në Gjermani nuk janë njëjtë këtu me ato para jeton mirë dhe je në vendlindje”, tha Simovski.
Simovski shtoi se do vijë koha që do kemi më shumë banesa se njerëz në Shkup.
”Shumica e qytetarëve që largohen nga vendi janë nga Shkupi, shikoni gjitha banesat janë të zbrazta dhe nuk jeton aty njeri, do vijë koha që do kemi më shumë banesa se njerëz, sepse më parë ju e dini se më shumë blinin toka kurse sot ka ardhur koha që blihen banesa”./Telegrafi/
The post Simovski: Diaspora ndikon shumë në Maqedoninë e Veriut, sepse tanimë lindjet do të jenë jashtë vendit appeared first on Telegrafi.