Drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Apostol Simovski, në edicionin e lajmeve në “TV Telma”, tha se pret që regjistrimi i kryer të tregojë se rreth 300.000 mërgimtarë jashtë Maqedonisë kanë shtetësi, por nuk janë regjistruar.

Regjistrimi përfundoi në shtator, ndërsa për përpunimin e të dhënave duhet së paku gjysmë viti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është përpunim që duhet të zgjasë pak kohë. Në regjistrimet e mëparshme, më të hershmet ishin një vit e gjysmë, dhe disa zgjatën dy vjet. Gjashtë muaj është periudhë e shkurtër”, tha Simovski.

Ai shtoi se rezultatet do të dihen vetëm kur të përfundojnë të gjitha fazat e përpunimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Simovski deklaroi se ESHS ka ankesa për dhjetëra qytetarë në MPB që refuzuan të regjistrohen. Ata që nuk ishin në shtëpi do të gjenden përmes regjistrave.

Ndryshe, regjistrimi që u mbajt në muajin shtator, përfshiu 1,833,000, ndërsa 205.000 të tjerë u regjistruan jashtë vendit./Telegrafi/

The post Simovski: 300 mijë mërgimtarë nuk janë regjistruar appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";