Simonovski për zjarrin e sotëm në Shkup: Materialet lehtësisht digjen

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë ditë së sotme zjarr shpërtheu në ish-gjykatën për kundërvajtje, ndërsa zjarri përfshiu edhe hotelin ngjitur.

Zjarrfikësit kishin probleme me gjetjen e hidrantëve për të marrë ujë.

“Materialet që ndodheshin në objekt ishin prej atyre që lehtësisht digjen. Nuk mund të vërtetojmë arsyet për shkak se e shihni se në afërsi të zjarrit u dogj baraka deri në fund dhe nuk mund të themi nëse është nga të pastrehët ose instalimi i vjetër”, tha komandanti i Njësisë territoriale kundër zjarrit në Shkup, Vladimir Simonovski.

Ai sqaroi se nuk ka persona të lënduar, por është shkaktuar dëm material./Telegrafi/

Advertisement

The post Simonovski për zjarrin e sotëm në Shkup: Materialet lehtësisht digjen appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy