Në takimin e Presidentes Gordana Siljanovska-Davkova dhe kryetares së Kuvendit Shtetëror të Republikës së Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zhupançiç, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në vend, u theksuan përkushtimet për nxitjen e unitetit rajonal, ruajtjen e bashkëpunimit të mirë ekonomik dhe mbështetjen e fuqishme për integrimet evropiane të Maqedonisë.
“Sllovenia ka qenë, është dhe do të mbetet mbështetëse dhe mikja jonë në rrugën drejt BE-së, sepse aty e kemi vendin”, theksoi presidentja Siljanovska-Davkova.
Presidentja shprehu mirënjohjen e sinqertë dhe të thellë për simpatinë, ndihmën dhe mbështetjen që na dha Sllovenia pas ngjarjes tragjike në Koçan, e cila dëshmon për miqësinë e fortë.
Ajo falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme në procesin e maratonës sonë të integrimeve evropiane dhe theksoi se Sllovenia ishte gjithmonë pranë nesh.
Duke theksuar qëndrimin e saj për domosdoshmërinë e respektimit të kritereve të Kopenhagës, ajo shprehu skepticizëm se po respektohen dokumentet kushtetuese të BE-së.
Të dyja shprehën kënaqësinë për bashkëpunimin dhe partneritetin dypalësh në nivel shumëpalësh, i cili ndër të tjera bazohet në aleancën e NATO-s, angazhimet e përbashkëta për paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe faktin se nuk ka asnjë çështje të hapur mes dy vendeve./Telegrafi/
The post Siljanovska-Zupançiç: Sllovenia do të mbetet mbështetëse e Maqedonisë në rrugën drejt BE-së appeared first on Telegrafi.