
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin për ndryshimet klimatike (COP29) në Baku, u takua me Presidentin e Republikës së Kazakistanit, Kasim-Jomart Tokajev.
Në takim u konfirmuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe u shkëmbyen mendime për situatën aktuale gjeopolitike, si dhe për rolin rajonal të dy vendeve.
Si urë lidhëse mes Azisë dhe Evropës, Presidentja përshëndeti kontributin e Kazakistanit dhe ndikimin e tij të rëndësishëm në kuadrin global, ndërsa shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin dhe konstruktivitetin brenda organizatave ndërkombëtare, veçanërisht në Kombet e Bashkuara dhe OSBE.
Në takimin e dy presidentëve u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit në sferën e kulturës, shkencës dhe arsimit, për çka kryetarja Siljanovska Davkova theksoi se përmirësimi i kornizës ligjore, intensifikimi i dialogut politik, takimet më të shpeshta, shkëmbimi i nevojiten vizita dhe kontakte personale.
The post Siljanovska-Tokajev: Ka interes për bashkëpunim ekonomik në mes Maqedonisë dhe Kazakistanit appeared first on Telegrafi.