Siljanovska: Për të drejtat e pakicave duhet të vlejë reciprociteti

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputetja nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Gordana Siljanovska Davkova thotë se nëse Bullgaria kërkon të njihen bullgarët si pakicë edhe ajo duhet ta pranojë pakicën maqedonase në Maqedoni.

Ajo shton se kjo duhet të vlejë në kuadër të parimit të reciprocitetit, përkatësisht nëse Bullgaria kërkon vendosjen e bullgarëve si pakicë në Maqedoni, të njëjtën duhet ta bëjë edhe ajo me vendosjen e pakcisës maqedonase dhe të garantojë të drejtat e tyre.

“Një koleg i imi në Belgjikë thotë se Kushtetuta duhet të ndryshohet me dorë që ka përgjegjësi. Ne e ndryshojmë me frikë disa herë. Paramendoni për vjet, 3 amendamente dhe nëse krahasoni me SHBA, ata për 200 vjet kanë ndryshuar 27 amendamente”, tha Siljanovska.

Kujtojmë se Bullgaria insiston të përfshijë bullgarët në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut dhe shteti i Maqedonisë të garantojë të drejtat e bullgarëve./Telegrafi/

Advertisement

The post Siljanovska: Për të drejtat e pakicave duhet të vlejë reciprociteti appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy