Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, e pyetur rreth faljeve që ka nënshkruar, e arsyetoi punën e Komisionit për falje duke thënë se vendimet janë marrë mbi bazë të analizës së veprave për të cilat janë dënuar dhe jo për personat konkretë.

Siljanovska për “TV21” thotë se e respekton punën e Komisionit dhe nuk përzihet në punën e tyre.

“Në rastin e parë, nuk e di as emrin si ishte të jem e sinqertë. Vepra është, aktgjykimi është një vjet e tre muaj dhe vepra ka të bëjë me posedim i paautorizuar i armës dhe pesë plumbave, kjo është vepra, me siguri e kanë pasur parasysh këtë. Po, personaliteti, e di kush është, por flas për punën e Komisionit.

Te rasti i dytë bëhet fjalë për vepër që është e lidhur me dhunë në një pikë pagesore, një rrahje dhe aktgjykimi është 6 muaj. Po, personalitetet janë interesantë, në aspekt negativ të fjalës, kjo është fakt, tani unë e shoh këtë. Por unë them se ata e kanë pasur parasysh këtë, veprat konkrete”, deklaroi Siljanovska.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Siljanovska për faljet: Nuk përzihem në punët e Komisionit appeared first on Telegrafi.