Kandidatja për presidente nga OBRM-PDUKM Gordana Siljanovska-Davkova bën thirrje që nëse zgjidhet për presidente do të respektojë emrin kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut, por nuk do ta përdorë.

“Nuk do t’i largojë tabelat para institucioneve dhe konferencave ndërkombëtare ose në takimet dypalëshe. Them për vete. E drejta e vetëvendosjes është e drejtë personale. Do ta përdorë Maqedonia dhe asnjëherë nuk do të krijojë konfuzion sepse nuk do të ngrit diskutim në mes Republika e Maqedonisë Jugore. Një gjë të tillë nuk ka.

Unë do të them Maqedonia, maqedonas, e Maqedonisë. Republika e Maqedonisë së Veriut le të qëndrojë para meje, megjithatë për mua kjo çështje asnjëherë nuk do të jetë e mbyllur.

Askush nuk do të mund të më thotë se çka të përdorë, kjo është sokratike”, tha Siljanovska./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Siljanovska: Nuk do t’i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, por do të përdor vetëm Maqedonia appeared first on Telegrafi.