Deputetja nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Gordana Siljanovska Davkova në emisionin “Samo vistina” në Kanal 5 në lidhje me dorëheqjet e paralajmëruara të funksionarëve të BDI-së nëse votohen ndryshimet kushtetuese theksoi se këto dorëheqje janë simulime.
“Bëhet fjalë për dorëheqje simuluese për shkak se Kushtetuta është e qartë. Secili ministër mund të japë dorëheqje dhe përmes kryeministrit e njëjta dërgohet në Kuvend, kurse ai menjëherë i parashtron para deputetëve dhe në seancën e ardhshme konstatohen dorëheqjet”, u shpreh Siljanovska Davkova.
Sipas saj, veprimet e BDI-së janë për manovrime politike.
Ndryshe, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në konferencë për shtyp bëri të ditur se të gjithë funksionarët e BDI-së do të japin dorëheqje nëse votohen ndryshimet kushtetuese nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/
The post Siljanovska: Dorëheqjet e funksionarëve të BDI-së janë simulime appeared first on Telegrafi.