Siljanovska-Davkova: Shikoj se ka një zhbllokim të procesit të integrimit evropian të Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova shikon një zhbllokim të procesit të integrimit evropian të Maqedonisë. Sipas njohurive të saj, siç ka deklaruar sot, ka një hap përpara. E reja, tha Presidentja, është se Grupi i Miqve të Ballkanit Perëndimor është aktiv dhe “ka propozime kreative, në kuptimin që mund të na hapet rruga për kapitujt 2, 3 dhe 4”.

Sipas Siljanovskës, procesi nuk varet vetëm nga ky vend, i cili ka treguar bashkëpunim të paparë dhe të padëgjuar në drejtim të integrimit evropian. Duhet kohë, por edhe vullnet i mirë, si dhe demonstrim i fqinjësisë së mirë.

Siljanovska-Davkova pret që zgjidhjet e mundshme të diskutohen në takime të drejtpërdrejta dhe në fqinjësi të mirë, siç theksoi, nuk mund të njohë veton dhe kërcënime të ngjashme.

“Po, e shoh zhbllokimin. Procesi nuk varet vetëm nga ne, sepse kemi treguar bashkëpunim të paparë dhe të padëgjuar për sa i përket integrimit tonë evropian. Mendoj se duhet të flasim, të negociojmë. Sipas njohurive të mia, ka një hap përpara. Takova edhe presidentin e Bullgarisë në Aushvic. Mes nesh ka dialog miqësor dhe mirëkuptim dhe pres që zgjidhjet e mundshme të diskutohen në takime të drejtpërdrejta. Ajo që është e re dhe frymëzuese është se grupi i miqve të Ballkanit Perëndimor, që do të thotë miqtë tanë, është aktiv. E di që ka propozime kreative, në kuptimin që mund të na hapet rruga drejt kapitujve 2, 3 dhe 4”, tha Siljanovska./Telegrafi/

Advertisement

The post Siljanovska-Davkova: Shikoj se ka një zhbllokim të procesit të integrimit evropian të Maqedonisë appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy