“Paqe të qëndrueshme në kuadër të së cilës fuqitë e reja të shkencës dhe teknologjisë njerëzore mund të përdoren për të ngritur mirëqenien e njerëzimit në lartësi të paprecedentë është interes i përbashkët suprem për arritjen dhe mirëmbajtjen e të cilit duhet të ofrojmë perspektiva të reja”, porositi sot presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova në hapjen e Forumit e 12-të Global në Baku.
Ajo vlerësoi se Forumi Global në Baku viteve të fundit është shndërruar në një nga platformat më të rëndësishme ndërkombëtare dhe trajton çështjet më të rëndësishme rajonale dhe globale. Kjo sipas saj, është veçanërisht e rëndësishme në këtë vit, që disa presin të jetë një pikë kthese.
“Nga dita në ditë kemi gjithnjë e më shumë pyetje dhe gjithnjë e më pak përgjigje. Bota po bëhet një vend shumë i ndryshëm. Multilateralizmi po ia lë vendin multipolarizimit. Rivaliteti gjeopolitik në rritje po dobëson sistemin e sigurisë kolektive. Kombet e Bashkuara janë të margjinalizuara kur ne kemi më shumë nevojë për të. Konsensusi pas Luftës së Dytë Botërore po vihet në pikëpyetje. Është sikur po jetojmë në fillim të një epoke të re në të cilën po minohet sistemi ndërkombëtar i bazuar në rregulla”, tha Siljanovska Davkova.
Ajo përkujtoi deklaratën e fundit të presidentit gjerman Steinmeier në Konferencën e Sigurisë së Mynihut se “mungesa e rregullave nuk duhet të bëhet parimi udhëheqës i rendit të ri botëror”, sepse kjo sipas saj, do të nënkuptonte braktisjen e arritjes sonë më të rëndësishme civilizuese të përcaktuar 80 vjet më parë në Kartën e Kombeve të Bashkuara.
“Pyetja nuk është nëse do të kemi rregulla apo jo, por cilat do të jenë ato rregulla dhe në çfarë do të bazohen? Nëse në parimin pacta sunt servanda apo në parimin e fuqisë? Nëse përveç konflikt të interesave, ne kemi edhe konflikt të vlerave dhe realiteteve? A mund t’i zgjidhim krizat dhe sfidat më të mëdha të kohës sonë pa rregulla të përbashkëta? Çfarë bote do t’u lëmë të rinjve dhe brezave të ardhshëm? Këto janë vetëm disa nga çështjet që do t’i shqyrtojmë në Forumin Global të këtij viti në Baku”, tha Siljanovska Davkova.
Ajo citoi një pjesë të fjalimit të ish-Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Kordel Hall, gjatë ndarjes së Çmimin Nobel për Paqen për rolin e tij në themelimin e KB-së, në të cilin ai kujtoi se çështja kryesore për njerëzit dhe kombet është “nëse ata kanë vuajtur mjaftueshëm dhe kanë mësuar mjaftueshëm për të lënë mënjanë dyshimet, paragjykimet dhe interesat afatshkurtër dhe të ngushtë dhe të bashkohen në përparimin e interesit të tyre më të madh të përbashkët”
Në Forumin e 12-të Global në Baku që mbahet në organizim të Qendrës Ndërkombëtare “Nizami Ganxhavi”, marrin pjesë rreth 400 pjesëmarrës – shefa të tanishëm dhe të mëparshëm të shteteve dhe qeverive, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile.
The post Siljanovska-Davkova në Baku: Të ofrojmë perspektiva për interesin e përbashkët – paqe të qëndrueshme appeared first on Telegrafi.