Gordana Siljanovska-Davkova, profesoreshë universitare, është zgjedhur si Presidentja e gjashtë e Maqedonisë së Veriut dhe gruaja e parë që merr këtë detyrë. Ajo mori certifikatën e zgjedhjes nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), duke siguruar shumicën e votave, me një total prej 561,000 votuesve kundrejt 251,899 për rivalin e saj, Stevo Pendarovski.

“Certifikata i paraprin gjithmonë shpalljes që do të bëhet nesër në Kuvend për zgjedhjen e presidentit të shtetit. Kurorëzimi formal apo finalja formale e zgjedhjeve. I falënderova në mënyrë të duhur anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, u thashë atë që dëgjova nga misioni vëzhgues dhe Asambleja Parlamentare e OSBE-së, se ata ishin të kënaqur me punën e tyre, se kishte incidente, por edhe për sa i përket afateve dhe aksionit. se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i ka kryer punët në përputhje me ligjin”, tha Siljanovska Davkova.

Sesionin për inaugurimin e presidentit të ri do të caktojë Kuvendi, i cili do të mbahet nesër në mesditë. Certifikata e Siljanovska-Davkovës iu dorëzua nga kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, i cili konfirmoi mbylljen e procesit zgjedhor dhe fitoren e saj me një shumicë të qartë votash.

The post Siljanovska-Davkova: Marrja e certifikatës nga KSHZ është formalitet appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";