“Nuk është hera e parë që na mbyllin”, thotë profesoresha universitare dhe deputetja e OBRM-PDUKM-së, Gordana Siljanovska Davkova pas ngjarjes së djeshme në Kuvend kur u mbyllën në sallën e Kuvendit nga kryetari i legjislativit Talat Xhaferi.

Ajo shtoi se në atë moment në sallë ishin të pranishëm vetëm deputetët e grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së dhe disa nga LSDM-ja, por jo edhe deputetët e BDI-së.

“Interpelanca nuk ka të bëjë vetëm me sjelljen e djeshme, por me sjelljen e vazhdueshme të Xhaferit. Në fund të fundit, kjo nuk është interpelanca e parë dhe askush nuk na beson kur themi se kemi paraqitur një interpelancë dhe ka përfunduar në sirtarin e tij. Nuk e kuptoj përgjigjen e kabinetit të tij dhe kabineti fundja nuk ka çfarë të komunikojë me ne, ishte e qartë se dje kryeparlamentari Xhaferi u soll si komandant”, tha Siljanovska Davkova.

The post Siljanovska-Davkova: Interpelancat tona kanë arsye, kryeparlamentari Xhaferi sillet si të jetë komandant appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";