Siljanovska-Davkova fal disa të burgosur për “Ditën e Ilindenit”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Është publikuar lista e emrave të të dënuarve të cilët do t’u falen dënimet me burg për rastin e festës shtetërore “2 Gushti” – Dita e Ilindenit.

Nga publikimi në Gazetën Zyrtare, kuptohet se plotësosht do t’u falen dënimet të burgosurve:

Andrej Metodija Mojskoski nga fshati Sellcë dhe Miran Latifi Ismajli nga fshati Sllatinë.

Pjesërisht do të falen të burgosurit:

Advertisement

Bllazhe Vlladimir Stojanovs – Shtip, Vanço Dellçe Kërzhovski – Pehçevë dhe
Nenad Dushko Magdeliniq – Shtip.

Vendimet hyjnë në fuqi që sot, pasi janë publikuar dje në Gazetën Zyrtare.

Këto falje janë e drejtë kushtetuese e presidentes të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova.

 

Advertisement

The post Siljanovska-Davkova fal disa të burgosur për “Ditën e Ilindenit” appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy