Siljanovska-Davkova: Do t’i shqyrtoj statuset e të gjithë ambasadorëve jashtë vendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kandidatja për presidente e mbështetur nga OBRM-PDUKM-ja, Gordana Siljanovska Davkovka fushatën presidenciale e ka vazhduar me qytetarët e Koçanit.

Para tyre Davkova tha se përveç sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, prioritet i mandatit të saj do të jetë edhe shqyrtimi i ambasadorëve që përfaqësojnë vendin jashtë shtetit.

“Do t’i shqyrtoj statuset e të gjithë ambasadorëve jashtë vendit. Në mesin e tyre kara edhe nga ata me dinjitet dhe që kanë bërë karrierë dhe me përgjegjësi e mbrojnë imazhin dhe krenarinë e Maqedonisë, ndërsa ka edhe nga ata që na turpërojnë. Është koha e fundit që vetëm më të mirët të shkojnë jashtë vendit”, tha Gordana Siljanovska Davkovka.

The post Siljanovska-Davkova: Do t’i shqyrtoj statuset e të gjithë ambasadorëve jashtë vendit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy