
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në varrimin e Papa Françeskut, i cili do të bëhet të shtunën, më 26 prill, në Romë. Kështu është bërë e ditur pasditen e sotme nga Kabineti i Presidentes.
Papa Françesku vdiq nga një goditje në tru dhe dështim në zemër. Ai po shërohej nga pneumonia e dyfishtë që e shtroi në spital për pesë javë.
135 kardinalë nga të gjitha kontinentet janë ftuar në Selinë e Shenjtë për të marrë pjesë në funeralin dhe kongregacionet e përgjithshme, përpara konklavës në të cilën do të zgjidhet kreu i ri. Dëshira e fundit e Papës ishte që të varrosej në Bazilikën e Santa Maria Magiore në qendër të Romës, në vend të bazilikës së Shën Pjetrit.
Mes liderëve të tjerë botërorë, presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump do të marrin pjesë në funeralin. Presidenti francez Emmanuel Macron gjithashtu ka konfirmuar se do të marrë pjesë. Në Romë pritet të paraqitet edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Siljanovska-Davkova tashmë ka bërë një njoftim në rrjetet sociale pas vdekjes së Papës. Ajo bëri të ditur se si do ta kujtojë kreun e Kishës Katolike Romake.
“Si papë i popullit, ai uroi familjen e krishterë për ringjalljen e Krishtit dhe sot në mëngjes u largua paqësisht në përjetësi. Unë, nga ana tjetër, pas një bisede dyzet minutëshe të paharrueshme, do ta kujtoj për mendjen, mençurinë, ngrohtësinë dhe thjeshtësinë e tij të jashtëzakonshme”, ka shkruar Siljanovska Davkova, duke ndarë një foto nga takimi i saj me Françeskun./Telegrafi/
The post Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në funeralin e Papa Françeskut appeared first on Telegrafi.