Sijarto: Hungaria dhe Maqedonia e Veriut mbështesin paqen në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Peter Sijarto sot në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të RMV-së Timço Mucunski, edhe një herë theksoi mbështetjen që Hungaria i jep RMV-së për anëtarësim në BE, por gjithashtu theksoi se të dyja vendet janë për paqe në Ukrainë, të cilën e kanë treguar me mbështetjen e Rezolutës në OKB.

“Ne dhe Republika e Maqedonisë së Veriut jemi në anën e paqes. E mbështesim presidentin Trump dhe gjithashtu suksesin e bisedimeve amerikano-ruse, sepse shohim qartë se paqja mund të arrihet vetëm përmes një marrëveshjeje amerikano-ruse. Maqedonasit dhe hungarezët janë të interesuar për kthimin e paqes, dhe këtë e dëshmon bashkëpunimi ynë që nga java e kaluar në KB kur e mbështetëm rezolutën e SHBA-së. Në fund u miratua propozimi i SHBA-së”, tha Sijarto në konferencën e përbashkët për shtyp në Budapest.

Ai potencoi se kthimi i paqes nuk është vetëm në interes të Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë, por të gjithëve sepse, siç tha, përforcimi i ekonomisë së vendeve dhe BE-së varet nga paqja dhe zgjerimi i BE-së drejt Ballkanit Perëndimor.

“BE-ja ka nevojë për forcë të re dhe kjo mund të vijë vetëm nga Ballkani Perëndimor”, tha Sijarto, i cili beson se BE-ja aktualisht është më e interesuar për anëtarësimin e disa vendeve sesa vetë vendet.

Advertisement

Akuzoi se “një numër i madh i shteteve sillen në mënyrë hipokrite dhe se kjo kontribuon në shkatërrimin e besimit në vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Sijarto tha se RMV ka një shans të shkëlqyer për të ardhmen “sepse falë ndryshimeve në anën tjetër të Atlantikut, tani rritet shansi për kthimin e paqes në Evropë”.

“Por, fatkeqësisht ka edhe forca që po përpiqen të bëjnë gjithçka që munden për të parandaluar marrëveshjen e paqes të presidentit Trump”, tha ai në konferencën për shtyp.

Duke folur në samitin e liderëve të BE-së në Londër, ministri hungarez i Punëve të Jashtme tha se tetë anëtare të Unionit kanë vendosur të vazhdojnë luftën në Ukrainë.

Advertisement

 

The post Sijarto: Hungaria dhe Maqedonia e Veriut mbështesin paqen në Ukrainë appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy