Si të kujdesemi për shëndetin mendor – këshilla nga psikologia Sumea Ramadani në “PodGo”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Psikologia Sumea Ramadani është e ftuara e radhës në emisionin “PodGo”, me të cilën kemi diskutuar rreth shëndetit mendor. Ajo na tregoi si definohet shëndetit mendor, cilat janë mënyrat më të mira për të pasur mirëqenie mendore, si dhe çfarë duhet të bëjnë prindërit që t’u sigurojnë fëmijëve rritje të shëndetshme.

Psikologia Sumea tha se shëndeti mendor është mirëqenia e përgjithshme e individit. Ajo atë e quan edhe zëri i brendshëm, i cili me raste edhe na jep mendime negative, duke shtuar se në këto raste është koha kur duhet të vendosim pikëpyetje rreth shëndetit mendorë dhe të reagojmë.

Sumea tha se punon edhe me viktima të dhunës në familje, dhe se çdo herë është viktima ajo që kërkon ndihmë psikologjike.

Advertisement

“Shëndeti mendor është mirëqenia e përgjithshme e individit. Është zëri i brendshëm i joni, i cili me raste na e ulë vetëbesimin dhe në raste të tilla duhet të vendosim pikëpyetje rreth shëndetit tonë mendor. Unë punoj edhe me viktimat e dhunës në familje, dhe atje vijnë vetëm viktimat dhe nuk vijnë abuzuesit. Pra abuzues është personi agresiv, pa sens të mirëqenies, të harmonisë familjare, një person që thyen barrierat dhe hyn në jetën e tjetrit. Dhe në çdo rast vijnë konsultohen viktimat”.

“Gjithashtu ka raste të mëdha të bullizmit. Burimi i parë i abuzuesve është familja, ndërsa burimi i dytë janë shkollat. Ne si profesionistë nuk mund të ndërhyjmë në çdo familje për të ndaluar abuzimin, por mund të ndërhyjmë nëpër shkolla. Personat të cilët ballafaqohen me bullizimin ka tre mënyra që reagojnë: ose luftojnë, ose raportojnë, ose nuk e bëjnë asnjërën dhe kjo është më e vështira pasi sjell pasoja tjera në shëndetin mendor”, tha Sumea.

Ajo theksoi se mënyra më e mirë për të parandaluar abuzimin ose bullizmin ditët e sotme është që ai të raportohet.

Ndërsa e pyetur se cilat janë tre mënyrat më të mira për të pasur shëndet mendor të mirëfilltë, ajo tha se mund të përmblidhen në tre.

Advertisement

“E para është që ta njohim veten, t’i pranojmë mangësitë që i kemi dhe të jemi të vetëdijshëm për ato. E dyta është që të veprojmë menjëherë, pra të reagojmë ndaj problemeve që na shfaqen dhe t’i zgjidhim ato. Dhe e treta është të marrim mbështetje të mirëfilltë psikologjike, pavarësisht nëse kemi ose jo pasoja të mëdha”, tha Sumea.

Ndërsa në lidhje me rrjetet sociale që sot përdoren në masë të madhe nga të rinjtë, ajo tha se ndikimi i tyre në përgjithësi është negativ në jetën e të rinjve.

“Rrjetet sociale të cilat përdoren nga të rinjtë tonë në përgjithësi kanë ndikim negativ, sidomos tek të moshat më të reja. Dhe e dijmë se çfarë plasohet tek rrjetet sociale, sidomos tek Instagrami – ndodhin kamuflime të jetës së njerëzve. Unë shoh njerëz që janë të ndryshëm në përditshmëri dhe të ndryshëm në rrjetet sociale. Esenca e çrregullimeve psikologjike është kur shkëputemi nga realiteti”, tha Sumea./Telegrafi/

Ky emision është mbështetur nga Porsche Maqedoni, KFC Maqedoni dhe Zgjimi Company.

Advertisement

 

The post Si të kujdesemi për shëndetin mendor – këshilla nga psikologia Sumea Ramadani në “PodGo” appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy