SHVL-UÇK: Kërkojmë që urgjentisht të lirohet Emin Bajrami, shtetasi i Kosovës që u arrestua në “Bllacë”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shoqata e Vetranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare e cilëson Maqedoninë e Veriut si vend të pasigurt për ish-ushtarët e UÇK-së.

Përmes një kumtese ata kërkojnë që të lirohet banori 55-vjeçar i Ferizajit, Emin Bajrami, i cili është arrestuar në pikën kufitare “Bllacë”, për shkak të fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Beogradi.

“Jemi tepër të irrituar dhe të zhgënjyer nga sjellja e institucioneve lidhur me pjesëtarët e UÇK-së. Andaj, kërkojmë urgjentisht lirimin e Emin Bajramit”, thuhet mes tjerash në reagim, ku kërkohet të ketë intervenim juridik dhe politik për çështjen në fjalë.

Advertisement

The post SHVL-UÇK: Kërkojmë që urgjentisht të lirohet Emin Bajrami, shtetasi i Kosovës që u arrestua në “Bllacë” appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy