Shumë ueb faqe të ministrive në RMV asnjë shkronjë në gjuhën shqipe

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Edhe pse Gjykata Kushtetuese ende nuk ka sjellë vendim për abrogimin dhe zhbërjen e ligjit për përdorimin e gjuhëve ka ministri dhe dikastere të Qeverisë që nuk përdorin gjuhën shqipe.

Rast konkret është Ministria e Energjetikës e cila ëeb faqen e sajë e ka vetëm në gjuhën maqedonase dhe nuk ka fare mundësi që lajmet nga kjo ministri të bëhen fare në gjuhën shqipe.

E Ministria e Punëve të Brendshme e cila edhe pse formalisht ka mundësinë që të bëj faqen në gjuhën shqipe, por kur klikon në linqe të posaçme, ligjet dhe aktet nën ligjore të dalin vetëm në gjuhën maqedonase. Për më tepër, ka momente që kliku të shkon bosh, sepse të përkthyera në shqip janë vetëm gjërat bazike.

Në maqedonisht informacionet të dalin edhe informacionet për çështjet ndër-kufitare, e cila si term është e përkthyer në gjuhën shqipe.

Advertisement

Në këtë drejtim në nivel të njëjtë me MPB-në është edhe Ministria e Punëve të Jashtme, në Web faqen e të cilës në kategorinë “Shqip”, lajmet kryesore janë në gjuhën maqedonase.

Edhe pse e përzgjedhur të njoftoj në gjuhën shqipe, në Webin e MPJ-së edhe lajmet udhëzuese, njoftuese janë vetëm në gjuhën maqedonase.

Në gjuhën maqedonase janë edhe ligjiet, propozim ligjet, çështjet buxhetore dhe njoftimet për planet vjetore.

E njoftimet e fundit në Gjuhën Shqipe nga Ministria e Administratës janë në nëntor të vitit të kaluar dhe më herët.

Advertisement

Në të njëjtën situatë është edhe Ministria e Transportit e udhëhequr nga zv.kryeministri Nikollovski, në ëeb faqen e Transportit, ligjet dhe aktet nën ligjore po edhe informacione tjera të rëndësishme, janë vetëm në gjuhën maqedonase.

Kujtojmë, për gjuhën shqipe dhe përdorimin e sajë shpesh herë janë përplasur nga distanca eksponent të partive politike shqiptare. Bashkimi Demokratik për Integrim ka akuzuar VLEN-in, duke thënë se nuk dinë ta mbrojnë gjuhën, kurse VLEN ka akuzuar BDI-në se me vite i ka gënjyer shqiptarët kinse ka zyrtarizuar shqipen e në të vërtetë nga VLEN thonë se BDI-ja ska bërë asgjë. (Shenja)

The post Shumë ueb faqe të ministrive në RMV asnjë shkronjë në gjuhën shqipe appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy