Shumë qytetarë nuk respektojnë orën policore, policia “mbyll” sytë përballë shkeljeve të shumta

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Edhe pse ndalesa për lëvizje fillon në orën 19:00, pas kësaj kohe vërehet se si shumë qytetarë qëndrojnë në rrugë. Fëmijët dhe të rriturit qëndrojnë jashtë deri në orët e vona të natës. Një pamje e tillë është më e shpeshtë në vend ditët e fundit, kur ora policore nuk respektohet fare. Gazetarët e 360 gradë, emision që transmetohet në Alsat, përsëri vunë re shumë lëvizje në Tetovë, pasi një javë më parë hasën në mosrespektim të ndalesës për lëvizje. Rrugët janë të plota, dyqanet punojnë.

Policët e kanë mbajtur mend videon ku përpara kolegëve të tyre, qytetarët bënin pazar në markete kur lëvizja është e ndaluar, e ndërsa ata nuk reaguan.

“Ku po shkoni? – Ne jemi gazetarë. Mos na regjistroni përsëri? para pak ditësh përsëri na regjistruat, në automjet, mikrofonat me ju, keni incizuar kolegët tanë. Ajo ka dalë gjithandej”.

Kontroll policor nuk ka as nëpër parqe. Atje qytetarët lëvizin në grupe, pa maska. Pyetëm në MPB. Por ne nuk morëm asnjë përgjigje – as pse nuk ka patrulla policore gjatë orës policore, pse lejohen grupimet në parqe? Nuk na dhanë përgjigje nëse dhe çfarë lloj sanksionesh ka për ata policë që mbyllin sytë për shkeljen e orës policore në Tetovë? Sipas Prokurorisë, ora policore më së shumti nuk respektohet në Shkup, Tetovë, Gostivar, Strumicë, Ohër dhe Veles.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy