Shumë qytetarë në Kosovë të prekur nga varianti i ri britanik i coronavirusit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tetë të vdekur nga coronavirusi u regjistruan brenda 24 orëve.

Specialistë të fushës thonë se në Kosovë më shumë të prekur ka nga varianti i ri, ai britanik duke theksuar se ky variant përhapet edhe më shpejt.

Në këtë kohë kur po përballemi me numër jo të vogël të infektimeve rrezik për shëndetin e qytetarëve është varianti i ri i Covid-19.

Infektologu Shemsedin Dreshaj thotë se pjesa më e madhe e infektimeve në këtë valë të tretë janë me variantin e ri.

Advertisement

“Realisht varianti i ri është i përhapur në tërë Europën dhe mendoj se tash në këtë valën e tretë shumica e rasteve të reja të diagnostikuara i takojnë variantit të ri. Njëjtë është situata edhe në Kosovë. Mostrat që i kemi dërguar në Gjermani për testim dhe konfirmim kanë dalë që shumica dominuese e tyre janë të variantit të ri”, tha Dreshaj për RTV 21.

Ndërsa pulmologu Besim Morina thotë se varianti i ri e ka zëvendësuar coronavirusin e zakonshëm.

Sipas tij, ky variant shkakton ndërlikime më të mëdha në mushkëri.

“Për fat të keq ky variant tenton të jetë më shumë ngjitës. Në raport me variantin e vjetër është shumë më ngjitës dhe paraqitet me klinikë pak më të theksuar se varianti i vjetër. Prekë edhe moshat e reja dhe zhvillon pneumoni shumë më shumë se varianti i vjetër.

Advertisement

The post Shumë qytetarë në Kosovë të prekur nga varianti i ri britanik i coronavirusit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy