Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, së bashku me kryetarin e komuna e Çuçek Sandevës, Sashko Komnenoviq, ishin në një vizitë në sistemin e ndërtuar të kanalizimit në fshatin Pobozhje , komuna Çuçer Sandevë.

“Në interes të qytetarëve, në interes të komunës, projekti është realizuar me kohë me përkrahje financiare nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, gjegjësisht me mjete që Qeveria ia ka ndarë komunës për realizimin e këtij projekt.” Nuk ndalemi këtu, por vazhdojmë në vitin 2024 me fazën e dytë të projektit për mbylljen e rrjetit të kanalizimeve për këtë vendbanim, i cili do t’u japë qytetarëve kushte më të mira jetese”, tha ministrja Shukova.

Faza e parë e projektit financohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me mjete nga Programi për investime në mjedis për vitin 2023 në vlerë prej 6 milionë denarë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Shukova: Investojmë në përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve appeared first on Telegrafi.