Shuhet zjarri që shpërtheu në rrugën Shtip-Radovish

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Është shuar zjarri në mes të liqenit artificial të Mantovës dhe vendit të quajtur 20 kilometra në rrugën rajonale Shtip-Radovish, njofton zëdhënësi i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Ilija Bojarovski.

Shuarja e zjarrit zgjati rreth gjashtë orë, ku janë përfshirë 15 deri në 20 hektarë bar të thatë, shkurre dhe pyje. Për këtë arsye në aksion është përfshirë një helikopter i policisë, i cili po mbushte ujë nga liqeni i Mantovës.

AIM paraprakisht informoi se drejtori i QKM-së, Stojançe Angellov, është në terren me zjarrfikësit, ndërsa komandanti i Zjarrfikësve-Shtip, Darko Kotsev, tha se zjarri është raportuar rreth orës 14:00.

Në shuarjen e tij janë përfshirë zjarrfikësit nga Shtipi, Radovishi dhe Shoqata Vullnetare Zjarrfikëse nga Komuna Konçe.

Advertisement

The post Shuhet zjarri që shpërtheu në rrugën Shtip-Radovish appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy