Zjarrfikësit e Tetovës dje e kanë shuar zjarrin e madh në natyrë në afërsi të Kodrës së Diellit.
Bëhet fjalë për sipërfaqe që është në drejtim drejt pjesës ku janë të vendosura disa pajisje të rrjetit telekomunikues.
“Zjarri u shua rreth orës 14:30 minuta. Na nevojiteshin dy orë për ta vënë nën kontroll. Kjo ishte sipërfaqe e madhe, ndërsa përveç pesë zjarrfikësve me dy kamionë të zjarrfikësve kemi punuar në koordinim dhe ndihmë të Qendrës për Menaxhim me Krizat, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, NP Pyjet Nacionale, ELEM si dhe qytetarët. Parandaluam zjarri të përhapet dhe ta përfshijë gjithë Malin Sharr sepse frynte erë e fuqishme”, deklaroi Uka Haliti, komandant i Njësisë së Zjarrfikësve të Tetovës.
Zjarr në natyrë ka pasur edhe në pjesën e Vratnicës ku gjithashtu intervenuan zjarrfikësit e Tetovës.
The post Shuhet zjarri në natyrë në Kodrën e Diellit appeared first on Telegrafi.