Në Komisionin Juridik-ligjvënës në Kuvendin e RMV-së është caktuar seënë në të cilën do të shqyrtohet Ligjin për shtyrjen e regjistrimit dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Kuvendi e nisi dje procedurën, përkatësisht seancën plenare për nevojën e miratimit të ndryshimeve ligjore, ndërsa pasdite ajo u kalua në Komisionin për Çështje Kuvendare.
Pritet që ndryshimet ligjore të kalojnë në Komision dhe më pas ndryshimet kthehen në seancë plenare për votim, ndërsa deputeti nga radhët e BDI-së, Arbër Ademi, i cili po ashtu është kryetar i komision tha se ka mundësi që sot të mbahet edhe seancë plenare.
Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi duhet të caktojë seancën kur të përfundojë raporti i komisioneve.
Ndryshe, shtyrja e regjistrimit për në shtator u dakordua në takimin e dy liderëve maqedonas Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski. Opozita shqiptare Aleanca dhe Alternativa mbajnë qëndrimin se nuk duhet të anulohet regjistrimi./Telegrafi/
The post Shtyrja e regjistrimit sot duhet të kalojë në komision kuvendar appeared first on Telegrafi.