Shtyhet gjykimi për rastin “Monstra”, një avokate në izolim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Seanca e sotme gjyqësore për rastin “Monstra” është anuluar pasi që avokatja e caktuar sipas detyrës zyrtare për ta mbrojtur të akuzuarit Afrim Ismailloviq, Milica Grozdanovska, është në izolim.

Seanca e radhës është caktuar për më 13 nëntor, në të cilën do të dëshmojnë, dy dëshmitarë të propozuar nga mbrojtja, Angellço Georgievski dhe Islam Zekiri.

Për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smilkovës me burg të përjetshëm u dënuan Samir Luta, Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri dhe Haki Aziri. Gjykata Supreme në dhjetor të vitit 2017 shfuqizoi aktvendimet dhe rastin e ktheu në rigjykim.

Gjykimin për këtë lëndë e zhvillon dyshja gjyqësore Ognen Stavrev dhe Osman Shabani, ndërsa aktakuzën e përfaqësojnë prokurorët Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski./Telegrafi/

Advertisement

The post Shtyhet gjykimi për rastin “Monstra”, një avokate në izolim appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy