Shtyhet edhe me 3 vjet përfundimi i autostradës Kërçovë-Ohër, duhet të kishte përfunduar në 2018-ën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pasi dështuan ta përfundojnë autostradën Kërçovë-Ohër deri në qershor të këtij viti, qeveria tani njofton një afat të ri për përfundimin e tij. Kjo do të jetë shtyrja e tretë e afatit pasi fillimisht ky aks i autostradës, që filloi ndërtimin në vitin 2014, duhej të kishte përfunduar deri në vitin 2018. Për momentin, thotë Boçvarski, po negociohet me kontraktorët. Sipas tij ka një projekt të plotësuar të gatshëm, me reviziomn dhe se tashmë mund të punohet në njëzet pozicione.

“Ka shumë punë në këtë autostradë. Është e rëndësishme të kemi një autostradë të qëndrueshme dhe të sigurt. Meqenëse kemi disa informacione nga organi mbikëqyrës, para fundit të vitit 2023, ose fillimit të vitit 2024, nuk mund të presim lëshim final në funksion me regjim të rregullt të trafikut, por seksion pas seksioni, aty ku do të përfundojnë, ne do t’i hapim ata për qarkullim”, deklaroi Blagoj Boçvarski – Ministër i Transportit dhe Lidhjeve

Megjithëse është e qartë se shumë pak punohet përgjatë gjithë seksionit të autostradës, numri i punëtorëve është shumë i vogël, dhe shumica e makinerive janë në ngecje, Boçvarski thotë se nuk është kështu. Sipas tij, çdo ditë më shumë se 365 makineri ndërtimi dhe më shumë se 730 punëtorë janë në terren.

Ministër në publik ka përshtypje, se ka shumë më shumë vizita në këtë pjesë të autostradës, sesa që punohet drejtpërdrejt në terren?

Advertisement

“Unë nuk do të thoja që e gjithë puna është reduktuar në vizita. Institucionet e bëjnë punën e tyre. Dhe tani fronti, kërkesa jonë dhe presioni, kërkesa e qytetarëve është që të jetë fronti edhe në terren, sepse të gjithë duam që kjo autostradë të ndërtohet sa më shpejt” deklaroi Blagoj Boçvarski – Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Ministër duhej të ishte plot me punëtorë dhe mekanizëm në këtë pjesë të autostradës. Por, supozoj se e ke parë edhe ti këtë, kur ke ardhur këtej. Por kjo nuk është kështu?

“Nuk jam dakord me ju. Terrenet në këtë pjesë na tregojnë, sa mekanizëm është i nevojshëm në cilin pozicion. Organi mbikëqyrës e kontrollon atë. Ne kemi përfunduar detyrimet tona. Edhe duam sa më shpejt, sepse fondet janë siguruar, ka para. Tani është radha e profesionistëve, kompanive të ndërtimit dhe kjo autostradë të ndërtohet”, pohoi Blagoj Boçvarski – Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Për autostradën Kërçovë-Ohër, në vend të lavdërimeve, Qeveria duhet të përgjigjet. Kjo është edhe një dëshmi tjetër se qeveria aktuale, dhe veçanërisht partneri shqiptar në koalicion, BDI, nuk kanë turp, thonë nga Aleanca për Shqiptarët./Alsat/

Advertisement

The post Shtyhet edhe me 3 vjet përfundimi i autostradës Kërçovë-Ohër, duhet të kishte përfunduar në 2018-ën appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy