Shtrohet në spital njëri nga të akuzuarit për vrasjen e Vanja Gjorçevska

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bore Videvski nga Velesi, njëri nga të akuzuarit për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezovski, është transferuar në Klinikën e Hefrologjisë.

Sipas avokatit të tij, ai është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe prej kohësh ankohet për dhimbje. Videvski gjithashtu ka një veshkë të transplantuar.

Që nga dhjetori i vitit të kaluar, ai ndodhet në burgun e Shuto Orizares. Seanca e radhës për rastin është caktuar për 7 tetor, kur si dëshmitarë do të thirren Zorica Gjorçevska dhe familjarët e Zhezovskit.

Në seancën e parë, aktakuza ishte bashkuar për të pandehurin e parë, Ljupço Palevski, dhe të katërtën për bashkëpunim dhe ndihmë dhe nxitje, duke përfshirë edhe babain e Vanjës, Aleksandar Gjorgjevski./Telegrafi/

Advertisement

The post Shtrohet në spital njëri nga të akuzuarit për vrasjen e Vanja Gjorçevska appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy