Shtrenjtohet shporta konsumatore, mbi 60 mijë denarë në muaj i duhen një familje në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shpenzimet minimale të një familjeje në korrik kanë qenë 60.570 denarë (983 euro) dhe në krahasim me qershorin janë rritur për 245 denarë, njoftoi sot Lidhja e Sindikatës së Maqedonisë.

Sipas metodologjisë së re të llogaritjes së shportës sindikale, me banesë të marrë me qira prej 60 metrash katrorë, shpenzimet rriten në 75.945 denarë (1232 euro).

Zakonisht, më së shumti para nevojiten për ushqim, për çka në korrik për nevojat elementare kanë qenë të nevojshme 22.008 denarë, ndërsa për shpenzime të energjisë 6.014 denarë.

Shporta minimale sipas LSM-së është:

Advertisement

Ushqime dhe pije – 22,008 denarë ose 36.3%
Arsimimi – 7,022 denarë ose 11.6%
Qira, ujë, rrymë dhe ngrohje – 6,014 denarë ose 9.9%
Veshje dhe këpucë – 4,979 denarë ose 8.2%
Transporti – 4,977 denarë ose 8.2%
Rekreacion dhe kulturë – 4,378 denarë ose 7.2%
Restorante dhe hotele – 3,890 denarë ose 6.4%
Komunikimet – 3,240 denarë ose 5.3%
Higjiena personale dhe e shtëpisë – 1,827 denarë ose 3%
Shëndetësia – 1,135 denarë ose 1.9%
Mallra dhe shërbime të tjera – 1,100 denarë ose 1.8%

The post Shtrenjtohet shporta konsumatore, mbi 60 mijë denarë në muaj i duhen një familje në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy