Vaji “Briliant” rriti çmimin e vajit për gatim nga 115 në 135 denarë.
Siç deklaroi për MIA, drejtori i fabrikës, Kosta Tashkov tha se çmimi i ri është rezultat i rritjes së çmimit të lëndës së parë.
Sipas tij, lënda e parë e vajit nga Bullgaria Romania dhe Ukraina kushton 2.200 euro për një ton, ndërsa para 2-3 muaj ka kushtuar nga 1.200 deri 1.500 euro.
Në pyetjen nëse do të ketë sërish shtrenjtime të çmimit të vajit, ai thekso se kjo varet nga çmimi në berzën botërore./Telegrafi/
Advertisement
The post Shtrenjtohet për 20 denarë më shumë vaji për gatim në Maqedoni appeared first on Telegrafi.