Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit mori vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,88 % në raport me vendimin e datës 04.05.2021, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës ЕUROSUPER BS-95 rritet për 1,50 denarë/litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-98, ЕURODIZEL (D-Е V) dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (ЕL-1) rriten për 1,00 denar/litër”, njoftojnë nga KRRE.

Nga mesnata ЕUROSUPER BS-95 do të shitet për 68,50 (denarë/litër), ndërsa EUROSUPER BS -98 70.00 (denarë/litër).

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 60,00 (denarë/litër) dhe Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 59.50 (denarë/litër)./Telegrafi/

Advertisement

The post Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy