Ngjashëm me ciklet e kaluara zgjedhore, edhe sivjet disa muaj para zgjedhjeve lokale janë lëshuar leje të shumta ndërtimore kryesisht në Shkup si kantierin kryesor në Maqedoninë e Veriut. Sivjet në muajin korrik janë lëshuar 446 leje ndërtime që është për 57 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas Entit të Statistikës, vlera e parashikuar e objekteve që do të ndërtohen është 9.952.602 mijë denarë, që është për 97 për qind më shumë në raport me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Parashikohet edhe ndërtimi i 1945 banesave për çka do të harxhohen afër 150 milion euro.
Katër vite më parë në muajin mars kur janë lëshuar më shumë leje ndërtimi në vitin e zgjedhjeve lokale 2017, ishin parashikuar se do të harxhohen afër 110 milion euro për 929 banesa. Këtë vit, nga totali i lejeve të lëshuara për ndërtim 284 leje apo afër 64 për qind janë të dedikuara për objekte të ndërtimit të lartë apo me më shumë banesa, 50 kanë për objekte të ndërtimit të ulët dhe 112 janë objekte të rikonstruimit. Nga 446 objekte, gati gjysma apo tek 201 objekte si investitorë paraqiten qytetarët apo personat fizik, ndërsa investitorë në 245 objekte janë kompanitë private. Njëherësh sipas statistikës zyrtare, me këto leje është parashikuar ndërtimi i hapësirës së dobishme prej afër 153 mijë metër katror. Në Komunën e Aerodromit janë lëshuar tre leje për kompani private të ndërtimit që do të ndërtojnë me vlerë prej 2 milion e 370 mijë denarë. Në komunën e Karposhit janë lëshuar 25 leje për qytetarët dhe 24 leje për bizneset që së bashku do të harxhojnë 2.093.527 mijë denarë, dhe në komunën Qendër janë lëshuar 7 leje për firma dhe 3 për qytetarët që do të harxhojnë 811 765 mijë denarë. Nga komunat e tjera në Çair në muajin korrik nuk është lëshuar asnjë leje ndërtimi, ndërsa në komunën e Sarajit janë lëshuar 37 leje ndërtimi për firma që do të ndërtojnë hapësira banesore me vlerë prej 674.980 mijë denarë.
Në Tetovë janë lëshuar 79 leje ndërtimi për 43 firma dhe 36 persona fizik apo qytetarë që do të realizojnë ndërtime me vlerë prej 561 296 mijë denarë, dhe në Kumanovë 6 persona fizik dhe 3 firma do të ndërtojnë me vlerë prej 336 705 mijë denarë . Në Ohër do të harxhohen 218.158 mijë denarë ku dominojnë 8 firma, në Strugë do të harxhohen 42 480 mijë denarë nga dy firma, në Manastir do të harxhohen 288 525 mijë denarë ku dominojnë 9 firma, në Gostivar do të harxhohen 85.284 mijë denarë nga 1 kompani dhe 7 qytetarë, në Kërçovë do të harxhohen 73 826 mijë denarë nga një kompani dhe 7 qytetarë etj. Me fjalë të tjera në Aerodrom do të ndërtohen 557 banesa, në Karposh do të ndërtohen 219 banesa, në komunën Qendër do të ndërtohen 225 banesa dhe në Saraj do të ndërtohen 199 banesa. Nga ana tjetër në komunën e Gazibabës do të ndërtohen 168 banesa, në Tetovë do të ndërtohen 63 banesa, në Kërçovë do të ndërtohen 34 banesa, në Strugë -30 banesa, në Gostivar- 12 banesa, në Ohër- 46 banesa , në Strumicë -73 banesa, etj. Në ndërkohë, të dhënat statistikore tregojnë se edhe para katër vitesh në periudhën e para zgjedhjeve lokale janë lëshuar më shumë leje ndërtimore se në periudhën paraprake. Muaji mars i vitit 2017 ka shënuar shifrat më të larta të lëshimit të lejeve ndërtimore me 384 leje që ishte për 95.9 për qind më shumë në raport me të njëjtin muaj të viti 2016. Vlera e parashikuar e objekteve ishte 6.995.016 mijë denarë apo për 139.1 për qind më shumë se në të njëjtin muaj në vitin paraprak.
Ndër komunat ku më së shumti ndërtohej para katër vitesh ishin Gostivari me 191 banesa, Struga me 173 banesa, Kaposhi me 142 banesa dhe komuna Qendër me 102 banesa. Nga totali i lejeve të lëshuara për ndërtim shumica apo 232 ishin të dedikuara për objekte për ndërtim të lartë, 63 ishin objekte të ndërtimit të ulë t dhe 89 ishin për rikonstruimin e objekteve. Nga gjithsej 384 objekte, në 245 si investitorë ishin persona fizik dhe në 139 objekte, investitorë ishin subjekte afariste. Në këtë periudhë parashikohej ndërtimi i 929 banesave me hapësirë të dobishme prej 75 886 metër katror që është gati dy herë më pak se ofensiva e fundit ndërtimore sivjet që parashikon ndërtimin e 1945 banesave me hapësirë prej153184 metra katror në muajin kur edhe janë lëshuar më shumë leje para zgjedhjeve lokale të këtij viti. (koha.mk)
The post Shtohen ndërtimet para zgjedhjeve lokale në Maqedoni appeared first on Telegrafi.