Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin e përgatitur nga Ndërmarrja Publike për rrugë shtetërore dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve nga ku lirohen nga pagesa në pikëpagesat shtetasit serb gjatë sezonit të verës.

Shtetasve serb do t’u përgatiten kartela elektronike në automjete (M-Smart Card) dhe kjo do të vlejë për korridorin 10 gjatë sezonin të verës nga 15.06.2021 deri më 15.08.2021.

“Në këtë drejtim u obligua Ministria e Financave që të çojë mjete prej 172.000.000.00 denarë për blerjen e 200 mijë M Smart Card në llogarinë e Qeverisë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ministria e Punëve të Brendshme e ka për obligim që të dorëzojë kartelat te automjetet me turistë serb që hynë në territorin e Maqedonisë përmes vendkalimit kufitar Tabanoc.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, një vendim i tillë vjen për shkak se Serbia disa herë i dhuroi vaksina falas Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

The post Shtetasit serb nuk do të paguajnë në pikëpagesat e Maqedonisë appeared first on Telegrafi.