Ministria e Shëndetësisë e Serbisë ka miratuar rregulla të reja që kanë të bëjnë me pandeminë Covid-19, e që përfshin edhe Maqedoninë e Veriut.

Kjo ka të bëjë me udhëtimin e shtetasve të Maqedonisë së Veriut nëpër territorin e Serbisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me rregullat e reja, testi PCR nuk u kërkohet shtetasve të RMV-së nëse ata kalojnë transit nëpër territorin e shtetit serb.

Korrespondenti nga Beogradi i agjencisë së lajmeve AIM raporton se qëndrimi në Serbi lejohet me test negativ PCR, por kalimi transit lejohet edhe pa test.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mirëpo, kalimi transit lejohet në periudhë 12 orëshe nga çasti i hyrjes në kufirin serb./Telegrafi/

The post Shtetasit e Maqedonisë së Veriut mund të kalojnë pa testin PCR nëpër Serbi, por vetëm transit appeared first on Telegrafi.