Qeveria e Bullgarisë ka vendosur që pjesërisht t’i lehtësojë masat për hyrje në shtetin e tyre nga pesë vende, në mesin e të cilave edhe Maqedonia e Veriut.
Me këtë vendim, shtetasit e Maqedonisë së Veriut do të mund të hyjnë në Bullgari me test negativ për COVID-19, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përveç shtetasit e Maqedonisë së Veriut, me test negativ për coronavirus jo më të vjetër se 72 orë, në Bullgari do të mund të hyjnë edhe shtetasit e Serbisë, Molldavisë, Izraelit dhe Kuvajtit.
Sipas qeverisë bullgare, ky vendim është marrë në lidhje me kërkesat e sektorit të turizmit atje.
Për dallim nga Bullgaria, Greqia e ka vazhduar ndalesën për hyrjen e shtetasve të Maqedonisë së Veriut deri më 31 korrik./Telegrafi/
The post Shtetasit e Maqedonisë do të mund të hyjnë në Bullgari me test negativ për COVID-19 appeared first on Telegrafi.