Shtetasit e Maqedonisë deri më 15 gusht nuk do të mund të udhëtojnë në Greqi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prej sot hyri në fuqi vendimi i ri i Qeverisë greke ku ndalohet ndërlidhja me Maqedoninë dhe do të zgjasë deri më 15 gusht të këtij viti.

Gjatë ditës së djeshme zëvendës-ministri për Mbrojtje Civile greke, Nikos Hardalas bëri të ditur se po vazhdohet ndalesa me ndërlidhjet në det dhe me avion mes Greqisë me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Truqinë. Tashmë vendimi është shpallur në gazetën zyrtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vendimi u nënshkruar nga ministrat e Shëndetësisë, për Transport dhe Infrastrukturë, dhe ka ardhur për arsye parandaluese për të mbrojtur shëndetin publik nga përhapja e coronavirusit në territorin grek.

The post Shtetasit e Maqedonisë deri më 15 gusht nuk do të mund të udhëtojnë në Greqi appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy