Mediat serbe bënë të ditur identitetin e shtetasit maqedonas i cili humbi jetën në aksidentin e djeshëm në Novi Sad, kur u shemb një tendë në platformën kryesore hekurudhore, ku humbën jetën 14 persona dhe tre persona luftuan për jetën.
“Blic” raporton se bëhet fjalë për Vasko Sazdovski, shtetas i Maqedonisë, por nuk dihet sa vjeç është.
Më shumë detaje priten në ditët në vijim, kur do të bëhet e ditur se si ka ndodhur kjo ngjarje. Mediat serbe raportojnë se tenda është rinovuar dhe vënë në përdorim këtë vit.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se në ditët në vijim do të mbajë përgjegjësi për këtë tragjedi.
Advertisement
The post Shtetasi i RMV-së që vdiq në Novi Sad është Vasko Sazdovski appeared first on Telegrafi.