Policia në qytetin bullgar Burgas ka ndaluar sot një shtetas të Maqedonisë, i dyshuar se me kamionin që drejtonte ka transportuar më shumë se njëqind emigrantë të paligjshëm nga Afganistani.
Siç njofton BTA, zëdhënësja e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Burgasit, Cvetelina Randeva, ka bërë të ditur se drejtuesi i kamionit është identifikuar si shtetas i Maqedonisë 60-vjeçare.
Ai u ndalua së bashku me emigrantët mëngjesin e sotëm në Burgas rreth orës 06:45 me orën lokale (05:45 me orën e Maqedonisë).
Sipas Randevës, emigrantët, të gjithë meshkuj, u ngarkuan në kamion në zonën e Debelt, nga ku u nis për në Burgas.
Pas mbërritjes në Burgas, kamioni u ndalua nga oficerët e policisë, të cilët zbuluan emigrantët në automjet.
Në lidhje me rastin, policia bullgare ka nisur një procedurë hetimore paraprake.
The post Shtetasi i Maqedonisë ndalohet nga policia bullgare, dyshohet për kontrabandë me emigrantë appeared first on Telegrafi.