Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1674 testime për coronavirus, ndërsa 186 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-56, Kumanovë-16, Shtip-8, Prilep-7, Tetovë-10, Strugë-6, Veles-1, Manastir-6, Ohër-2, Kavadar-4, Gostivar-18, Gjevgjeli-5, Strumicë-12, Kriva Pallankë-3, Radovish-2, Koçan-17, Probishtip-1, Makedonski Brod-1, Valandovë-1, Dellçevë-4, Shën Nikollë-2, Kërçovë-3, Resnjë-1.

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe shtatë pacientë: një nga Kumanova, dy nga Struga, një nga Gostivari dhe tre nga Dellçeva.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 85 pacientë të shëruar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve nga COVID-19 shkon në 16.724, prej të cilëve 13.635 janë shëruar, ndërsa 675 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 1.964./Telegrafi/

The post Shtatë viktima dhe 186 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.