Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 1.032 teste, ndërsa janë regjistruar 115 raste të reja me COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas qyteteve: Shkup-53, Kumanovë-4, Dibër-6, Shtip-3, Prilep-6, Tetovë-8, Strugë-13, Veles-1, Ohër-8, Gostivar-5, Probishtip-1, Sveti Nikollë-1, Kërçovë-4, Resnje-2.
Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 40 persona të shëruar nga coronavirusi: Shkup-26, Veles-2, Gostivar-3, Kërçovë-3, Resnje-6.
Po ashtu sot janë regjistruar edhe shtatë viktima, pesë pacientë nga Shkupi, një nga Tetova dhe një pacient nga Krusheva.
Numri i përgjithshëm i diagnostifikuarve me coronavirus ka arritur në 7.046 persona./Telegrafi/
The post Shtatë viktima dhe 115 raste të reja me coronavirus në Maqedoni appeared first on Telegrafi.