Rreth mesditës në magjistralen Tetovë-Gostivar ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë lënduar gjithsej shtatë persona.
Siç njofton zëdhënësi i SPB Tetovës, Marjan Josifoski, në rrugen Tetovë Gostivar ka ndodhur një aksident trafiku, me të cilin janë përfshirë: një automjet terren me targa të Tetovës i drejtuar nga 41 vjeçar nga A.K. dhe një veturë tip “Audi” me shënja tetovare, të cilën e drejtonte H.M.(42) nga Gostivari.
“Në aksident lëndime trupore kanë pësuar vozitësi i “auditos” dhe gjashtë pasagjerë nga e njëjta veturë, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, ku janë dërguar për ndihmë mjekësore”, informoi Josifoski.
Në vendin e aksidentit është kryer këqyrje nga ekipi i SPB Tetovë.
The post Shtatë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident në rrugën Tetovë-Gostivar appeared first on Telegrafi.