Shtabi i Krizës pranë Komunës së Tetovës sot bëri të ditur se se në Tetovë dhe 5 komunat përreth, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 është 2765. Nga ky numër deri më tani janë shëruar 1609 persona kurse 114 kanë ndërruar jetë, me çka numri i rasteve aktive në Tetovë dhe 5 komunat përreth është 981.

Sipas Shtabit të Krizës, një problem i cili vazhdon ta përkeqësojë gjendjen epidemiologjike në vend, është edhe organizimi i mbledhive dhe ahengjeve familjare në hapësira të mbyllura.

“Apelojmë që qytetarët të jenë të përgjegjshëm dhe të vetëdijshëm për seriozitetin e situatës në të cilën gjendemi, masat dhe kufizimet nga autoritetet kompetente të respektohen në përpikshmëri, sepse në të kundërtën organet e rendit dë të veprojnë me zero tolerancë, duke ndëshkuar konform ligjit të gjithë kundërvajtësit dhe qytetarët që veprojnë në kundërshtim me masat dhe protokollet në gjendje pandemie”, thuhet në njoftimin e Shtabit të Krizës.

Ata po ashtu kërkojnë që mjekët të ndalojnë me vizitat shtëpiake, pasi që një veprim i tillë është burim i shpërndarjes së infeksionit dhe përkeqëson dukshëm gjendjen epidemiologjike në komunën e Tetovës dhe jo vetëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Bëjmë thirrje që të gjithë pa përjashtim, qytetarët si dhe subjektet afarsite në respektojnë masat dhe protokolet mbrojtëse, gjendja me përhapjen e virusit është kritike, spitalet po mbushen dhe personali mjekësor i cili me muaj lufton në vijën e parë të frontit fillon të lodhet. Vetëm nëse jemi të përgjegjshëm dhe të vëmendshëm, të gjithë se bashku do të mund të kontribojmë në tejkalimin sa më të shpejtë dhe më të lehtë të kësaj pandemie”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

The post Shtabi i Krizës Tetovë: Respektoni masat dhe kufizimet, sepse në të kundërtën organet e rendit do të veprojnë me zero tolerancë appeared first on Telegrafi.